Kurti: Sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, do të jem në Vlorë

0
136

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot e nesër në Shqipëri, për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Duke folur për mediat, Kurti tha se nesër në qytetin e Vlorës do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

I pyetur se a do të ketë mbledhje të përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kurti ka thënë se do të ketë në të ardhmen.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, tha Kurti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here