Reshjet e dëborës, ashtu si Korça edhe Kukësi mbetet pa energji elektrike

0
153

Trashësia e borës në disa zona të Kukësit i ka kaluar 20 cm.

Rrugët kombëtare janë pastruar dhe  automjetet mund të lëvizin me zinxhirë, por nuk ndodh njësoj në fshatra.

Problem mbetet dhe furnizimi me energji elektrike.

Punonjësit e Emergjencave Civile, Autoritetit Rrugor dhe OSHEE po punojnë për ti dhënë zgjidhje situatës.

Prania e borës dhe ngricave e bën të vështirë kalimin e makinave edhe me zinxhirë  në Malësi të Madhe dhe Fushë-Arrëz, raporton Abc News.

Në Dibër, pavarësisht reshjeve të dendura të borës  rruga e Arbrit dhe bypassi i Qafë Murrizit  u arrit të hapen  për qarkullimin e automjeteve.

Grupet në terren  po punojnë për të kthyer në normalitet dhe rrugë në zonat të thella të Qarkut.

Në Korçë trashësia e borës arriti deri në 10 cm, por Agjencia e Mbrojtjes Civile nuk raporton probleme.

Nëse do të udhëtoni drejt veriut, verilindjes dhe juglindjes se vendit Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për ti pajisur automjetet me goma dimërore e zinxhirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here