Sylvinho zbulon për “Eurosport” sekretet te Shqipëria: Zemra dhe shpirti kanë rëndësi në ekip!

0
257

Shqipëria siguroi për herë të dytë një biletë për në Evropian, këtë herë me Sylvinho-n në stol. Strategu brazilian po përjeton një moment magjik në krye të kuqezinjve, është kthyer në kryefjalën e mediave më prestigjioze. Sylvinho kthehet pas në kohë duke pranuar se në momentin e parë as që e imagjinonte një përfundim të tillë.

“Është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më thoshte një apo dy vite më parë: A do të shkosh te Shqipëria? Do i thosha, pse. Nuk e di.

Pra, ajo që dua të them është se: kur je një trajner, ose dhe lojtar, çdo gjë është shumë e shpejtë. Preferoj të përjetojë atë moment. Synimi jonë, ëndrra jonë, është të përgatisim ekipin për 6-7 muajt e ardhshëm.

Unë besoj shumë të marrëdhënia me lojtarët, e kam thënë edhe më herët, është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër, kur i sheh në sy lojtarët.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër, pa këto nuk mund të luash.

Mund të jesh një lojtar i madh, mund të jesh një lojtar ndryshe, por nëse nuk ke frymën, shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin tënd. Futbolli nuk është një lojë individuale, është një lojë ekipore”, deklaroi Sylvinho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here