Berisha nga kryesia e Kuvendit: Aksioni opozitar përfundon kur të përmbushë misionin e tij, votën e lirë të shqiptarëve 

0
182

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, kryeopozitari Berisha tha se aksioni opozitar përfundon kur të përmbushë misionin e tij, votën e lirë të shqiptarëve.

 

Pyetje: Kush është objektivi i ardhëm i horizonteve të reja të aksionit opozitar.

Sali Berisha: Ti ndajmë pak gjërat. Parlamenti ka këto synime. Rivendosjen e plotë të të drejtave të popullit opozitar në parlament. Horizonte të reja, e kam deklaruar se kjo është një lëvizje pa kthim me mosbindje civile e cila përfundon kur të përmbushë misionin e saj, votën e lirë të shqiptarëve.

Pyetje: Përsa i përket vendimit për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e emigrantëve, ka qenë një vendim unanim apo me shumicë votash, pasi në informacionet e mia ka pasur debate për këtë çështje.

Sali Berisha: Debatet janë normale, por në tërësi janë dakord. Debati është krejtësisht normale, nuk shoh asgjë.

Pyetje: Ju e keni kërkuar dërgimin në Kushtetuese.

Sali Berisha: Jo ishte vullneti në tërësi i grupit. Edhe unë jam për këtë variant, sepse është ai që ne kemi vendosur.

Pyetje: I druheni një telefonate tjetër të zv/kryeministrit Italian, Tajani.

Sali Berisha: Ai është një burrë fisnik dhe një mik i vjetër i PD-së, dhe Shqipërisë, ne çdo kohë, por kjo është një akt.

Pyetje: Ditën e nesërme aleatët tuaj, Dule-Duka-Mediu kanë thirrur një konferencë për shtyp, ku do të bëjnë thirrje për krijimin e një koalicionit të gjerë opozitar dhe me gjasë do të thërrasin dhe Bashën. A e diskutuan edhe këtë në grupin parlamentar.

Sali Berisha: E thanë këtë si njoftim, por jo diskutim, sepse ata diskutojnë njëri me tjetrin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here