Ja kush janë dy vëllezërit në Britani, që shefi i krimeve me Mustafin e Germizin planifikuan t’i vrasin

0
210

Dy prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në Komisariatin Numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Dy vëllezërit që kanë tentuar të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Dy vëllezërit Nela njihen nga policia angeleze, për një vrasje në muajin maj 2013, konkretisht behet fjalë për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqit ngjarje e ndodhur në Hove (Britani e Madhe) në atë kohë viktima ishte 31 vjeç.

Ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni është në akuzë për “trafik narktoikësh”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “shpërdorim detyre”.

Sipas dosjes së SPAK, grupi kriminal akuzohet edhe “Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal.

Për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. c. Per kryerje 104 penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here