Buxheti devijon mln euro në rrugë të errëta/ Boci: Qeveria po sakrifikon Kuvendin për agjendën e saj!

0
188

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur në Syri Tv për aksionin e opozitës në Kuvend, si dhe prezencën e qindra gardistëve të cilët rrethuan deputetët e opozitës.

Sipas Boçit, mazhoranca e ka nxjerrë jashtë funksionit parlamentin dhe se sot u shënua ngjarja më kulmore që tregon se qeverisja për agjendën e saj është gati të sakrifikojë dhe parlamentin.

Boçi: Mazhoranca e ka nxjerrë jashtë funksionit parlamentin. Që në momentin që nuk miraton komisionet hetimore, që në momentin që nuk pranon vendimet e grupit parlamentar të PD-së dhe nuk pranon bashkëdrejtimin e reformës zgjedhore të propozuar nga grupi parlamentar demokrat.

Sot ka qenë ngjarja më kulmore që ka treguar se qeverisja për agjendën e saj është gati të sakrifikojë dhe parlamentin sepse përgjegjësia e funksionimit normal të institucioneve dhe parlamentit është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të gjejë format dhe mënyrat që të tregojë vullnetin e mirë se ka në konsideratë kërkesat e opozitës.

Buxheti është ligji më themeltar kryesor që kalon përgjatë një viti legjislature dhe ai zbërthen në shifra programet politike.

Qeveria ka favorin e vetë që ta paraqesë por duke qënë se ai buxhet mbështet ende koncesionet miliona euro, që s’ka prioritet që shumë para i devijon në rrugë të errëta dhe të pista, atëherë po shfrytëzon një situatë të tillë të aksionit politik të opozitë, në dy drejtime, e para për të goditur në opinionin publik opozitën dhe ndërkohë anashkalon një përgjegjësi shumë të madhe para opinionit publik, siç është miratimi i buxhetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here