“Beteja është pa kthim”, Berisha: Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi

0
188

Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se seanca plenare e ditës së sotme pritet të jetë e rrethuar nga forcat speciale me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka folur për mediat para seancës plenare, teksa është shprehur se aksioni sot në Kuvend do të jetë i fuqishëm.

“Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë.

Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim.”

Berisha u pyet dhe për gardën teksa u shpreh se: Zbatojnë urdhra të Ramës, marrin pushtetin parlamentit. Rama nuk njeh ligj dhe as mora.

Do ia thoni në sy Ramës që qëndron pas vendosjes së masës së arrestit ndaj jush?

“Nëse nuk ia mbath, do ia them”, u përgjigj ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here