Berisha: Të akuzosh Beqën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit, do të thotë ta shpallësh të pafajshëm

0
180

Në konferencën për media, Berisha tha se të akuzosh Beqën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit, do të thotë ta shpallësh të pafajshëm

“Të akuzosh Ilir Beqën për shpërdorim detyre, se nuk ka diktuar konfliktin e interesit Rrapaj-Rrjepaj, është de facto, në bazë të ligjit e shpall atë të pafajshëm.

Dhe këtu qëndron i gjithë thelbi i amnistisë së dytë në katër muaj të Ilir Beqës.

E shpall të pafajshëm sepse ligji i konfliktit të interesit, nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo nuk është në konflikt interesi. Këtë detyrë, ligjërisht dhe përgjegjës para ligjit, janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, një tender, një kërkesë financiare në konflikt interesi.

Pra, Rama dërgon Beqën me akuzën se nuk diktoi konfliktin e interesit, me qëllimin e vetëm që gjykatësi të thotë se Beqaj është i pafajshëm. Ligji nuk ia kërkon Beqës këtë. Ligji ia kërkon Rrjepës dhe Rrapajt.

Me amnistinë e dytë de facto të Ilir Beqës nga SKAP i tij, Edi Rama, njeriu që bridhte studio më studio me një gërshërë me një krah dhe një pincë të thyer, për të mbuluar vjedhjen e tij të dytë të shekullit, vetëm sa fakton para shqiptarëve, fajësinë e tij të plotë për këtë aferë.

Kështu që me këtë rast, dënoj para të gjithë shqiptarëve, këtë akt të shëmtuar, të paimagjinueshëm.

Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, sepse ai ka firmosur kalimin me koncesion të sterilizimit, i cili bëhej nga sektori publik, në sektorin privat.

Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, sepse jo vetëm ka firmosur, por ai ka caktuar kushëririn e tij të parë, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë lidhjen Rrjepaj-Rrapaj, por me lidhjet Byrazeri-Beqaj për fizibilitetin.

Ilir Beqaj është fajtor direkt, pasi ka firmosur studimin-mashtrim, sipas të cilit dhënia me koncesion do të ulte 3 herë çmimin, ndërkohë që kjo dhënie e rriti çmimin e sterilizimit83 herë.

Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, prandaj e shpëton Edi Rama, sepse me firmën e tij në kundërshtim me çdo praktikë ligjore, ka firmosur pikët që i ka dhënë Investalit të Ramës, kompanisë Rama-Rrapaj, në një kohë kur kjo nuk ishte kurrë detyrë e ministrit.

Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit sepse i ka dhuruar Investalit të Rama-Rrepajt, megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern dhe një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimet.

Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, apo njeriu që amnistoi Edi Rama është përgjegjës para ligjit, pasi me firmën e tij, ai i ka dhuruar kompanisë falas, shpenzimet për energjinë elektrike, shpenzimet për ujin.

Në gjysmën e afatit të përcaktuar, kjo kompani ka grabitur 79 milionë euro, ndërkohë që në 10 vite, fitimi i saj ishte parashikuar 99 milionë.

Pra, të çosh përpara gjykatësit Beqën, me akuzën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt, do të thotë ta shfajësosh atë nga të gjitha këto akuza.

Ta shfajësosh atë nga krimi i shëmtuar. Për shkak të kësaj marrëveshje, kanë mbetur pa u operuar së paku 1 mijë qytetarë në muaj dhe në një vit, qindra e mijëra prej tyre mund të kenë pasur pasoja fatale, për shkak se nuk operoheshin dot sepse spitalet nuk përballonin kostot e Investalit Rama-Rrjepaj për kostot e sterilizimit.

Pra, kemi të bëjmë me një amnisti ndëra më kriminalet në historinë e këtij vendit, e dyta në katër muaj, nga SKAP i partisë, i shndërruar në një vegël të verbër, i shndërruar totalisht në një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here