A do të “blindohet” Parlamenti të hënën? Kuvendi: Jo! Bardhi: Garda po ushtronte sot planin e rrethimit

0
228

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me lajmin se Garda e republikës do të “blindojë” kuvendin ditën e hënë.

Bardhi shkruan se foto e publikuar prej tij është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.Bardhi: Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet.Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!

Ndërkohë, Kuvendi i mohon deklaratat e Gazment Bardhit se të hënën Kuvendi do të blindohet nga Garda e Republikës.

Sipas burimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here