Pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh në Gazë

0
167

Tendat e palestinezëve të zhvendosur shihen në oborrin e spitalit Shifa. Pacientët, stafi dhe personat e zhvendosur janë larguar më 18 nëntor nga spitali më i madh në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Në spital kanë mbetur vetëm pak pjesëtarë të stafit të cilët po përkujdesen për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë, përderisa forcat izraelite morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës.

Ushtria izraelite po kryen kontrolle në spitalin Shifa, me synim që të gjejë dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që pretendon se gjendet nën ndërtesën e spitalit. Hamasi dhe stafi i spitalit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se i është kërkuar nga drejtori i spitalit për të ndihmuar në ofrimin e një rruge të sigurt për personat që duan të largohen nga spitali.

 

Ushtria tha se nuk ka urdhëruar asnjë evakuim, por se personeli mjekësor po lejohet që të qëndrojë në spital për t’u kujdesur për pacientët që nuk mund të largohen.

Por, Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Gaza, tha se ushtria izraelite kishte urdhëruar që ndërtesa të pastrohej, duke i dhënë afat prej një orësh spitalit që të largojë njerëzit.

 

Më vonë, mjeku i spitalit Shifa, Ahmed Mokhallalati, shkroi në rrjetet sociale se afër 120 pacientë vazhdojnë të jenë në spital për shkak të pamundësisë për t’u larguar, përfshirë disa që janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe bebe të lindura para kohe. Ai tha se pesë mjekë po përkujdesen për ta.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here