Franca shpartallon me 14 gola Gjibraltarin! Fitore minimale e Holandës, Zvicra dhe Rumania sigurojnë kualifikimin

0
327

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku u shënuan në total plot 20 gola. Franca u tregua e pamëshirshme, duke mposhtur me rezultatin 14-0 modestët e Gjilbratarit.

Fitore minimale për Holandën, që iu fal golit të Veghorst ndaj Irlandës, ndërkohë që Rumania mposhti me përmbysje Izraelin, teksa së bashku me Zvicrën siguruan matematikisht kualifikimin. Vlen të theksohet fakti se kombëtarja helvete nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Kosovës, gjithsesi arriti të siguronte matematikisht një biletë për në Europian.

 

Për sa i përket Holandës, tashmë tulipanëve edhe ata tashmë e kanë të sigurt kualifikimin për në Euro 2024.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here