“Shpërdorim detyre”, Maliqi: Kur SPAK e mori Hajdarin në hetim, pse nuk merr edhe Celibashin?!

0
222

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës më 14 Maj, Lefter Maliqi është shprehur se nuk do dorëzohet pa demaskuar para ligjit grabitjen e zgjedhjeve nga Qeveria Rama dhe Partia Socialiste.

Maliqi, që ka kallëzuar në SPAK për manipulimin e zgjedhjeve në Kuçovë, socialistin Kreshnik Hajdari, Bledi Çuçin, tashmë është i vendosur të padisë edhe Kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin për mandatin që ia dhuroi Hajdarit për të dytën herë.

Maliqi i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV ka treguar se janë gjashtë kallëzime në SPAK dhe lajmet e kanë dhënë që është marrë i pandehur për falsifikim.

“Në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit, minimalja është 6 muaj, maksimalja është 5 vjet burg. Nuk ka klauzolë vendimi i parlamentit, kur jep deklarime të rreme apo të pavërteta në formularin e Dekriminalizimit.”, ka thënë ndër të tjerash Maliqi.

Pjesë nga intervista

“Ju kanë etiketuar sikur po bënit një luftë donkishoteske me mullinjtë e erës kundër z. Kreshnik Hajdari dhe gjithë makinerisë për marrjen e pushtetit, megjithatë ju nuk u dorëzuat dhe ia keni dalë, në një formë apo një tjetër, ta bllokoni institucionalisht z. Hajdari. A ka qenë kjo pjesë e strategjisë suaj?”

Maliqi u përgjigj: Me emër konkret unë nuk merrem, sepse nuk është ai kryetari i bashkisë. Kryetar bashkie aty është Salillari edhe veglat e Çuçit dhe të të tjerëve, sepse kryetari i bashkisë është thjesht një kukull. I dhuruan mandatin në 2019 pa kandidat nga opozita dhe kësaj radhe, marrë forcërisht me banda, krim, çakull, asfalt elektoral, prandaj janë bërë gjashtë kallëzime në SPAK.

Janë gjashtë kallëzime në SPAK dhe lajmet e kanë dhënë që është marrë i pandehur për falsifikim. Në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit, minimalja është 6 muaj, maksimalja është 5 vjet burg. Nuk ka klauzolë vendimi i parlamentit, kur jep deklarime të rreme apo të pavërteta në formularin e Dekriminalizimit.

Të gjitha mediat e kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë fushatën elektorale, para dhe pas zgjedhore derisa arritën kulmin në vendin e krimit, në KZAZ: ndërruan 18 kuti, ku Formulari04, edhe në Kolegjin Zgjedhor mungonte, edhe procesverbalet origjinale mungonin, po edhe të 18-a ato kuti ishin pa pamjet filmike në qendrat e votimit, bërë me sprajt qëllimisht, sepse ka qenë urdhri i Çuçit, i kësaj organizate,  se në Kuçovë u përqëndrua e gjithë Policia e Shtetit dhe ai Bitri, drejtori i Operacionales, ka qënë një muaj aty i përqendruar.

Kafe Shqeto: Po ndaj Çuçit, ke bërë kallëzim?

Lefter Maliqi: Po, kam bërë një kallëzim për shkak edhe të favorizimit që i ka bërë Salillarit për një ndërtim pa leje këtu dykatësht, një mbi tokë dhe një nën tokë, por ndërkohë edhe për këto të zgjedhjeve, i cili është bashkarisht; e ka bërë edhe koalicioni “Bashkë fitojmë”, znj. Vokshi, por edhe unë.

Përgjigje kemi marrë që jemi në procedurë, në hetim. SPAK-u i vonuar para tre ditësh veproi, ndërkohë që mua më habit një fakt, që SPAK-u duhet të kishte vepruar para vendimit të KQZ-së. Pra, u mor vendimi i Ilirjan Celibashit një ditë më parë dhe  ditën tjetër çuditërish e thërret SPAK-u!!!

Atëherë lind pyetja (meqënëse unë vij dhe kam qenë oficer policie në disa rrethe të Shqipërisë, shef i Policisë Kriminale, shef komisariati madje edhe pedagog për ligjet në Akademinë e Policisë), lind pyetja: Kur këta të SPAK-ut e morën të pandehur Hajdarin e partisë, atëherë, po vendimi i Celibashit në kundërshtim me Ligjin e Dekriminalizimit?! Pse nuk e marrin këta dhe të fillojnë çështjen për Celibashin?! Ta marrin nën hetim Celibashin për shpërdorim detyre, sepse s’ka ndodhur ndonjëherë ky fenomen ?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here