Sherr në Dibër/ Tentoi të vrasë me gërshërë bashkëfshatarin, arrestohet 55-vjeçari (EMRI)

0
287

Dy bashkëfshataraë të fshatit Selishtë në Dibër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, teksa ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Imer Capa, 55 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Uniformat blu kanë parandaluar krimin e rëndë, teksa kanë arrestuar dhe 55-vjeçarin që tentoi të vriste bashkëfshatarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here