Jasir Asani: Të gjithë kemi dhënë shpirtin në fushë për këtë kualifikim

0
233

Jasir Asani ka qenë një nga protagonistët e këtij kualifikimi të Shqipërisë në Euro 2024 dhe sulmuesi nuk e ka fshehur entuziazmin e tij në fjalët pas ndeshjes ndaj Moldavisë, teksa ka premtuar gola në Europian.

“Ishte shumë e vështirë por kemi bërë një sakrificë shumë të madhe dhe të gjithë kemi dhënë shpirtin në fushë për këtë kualifikim. Të gjithë jemi të lumtur dhe ka ardhur koha të festojmë.

S’bëhet fjalë, do shënojmë gola edhe në Europian. Por kemi ndeshje të hënën dhe pas asaj ndeshje do e mendojmë.

E di që në rastin që kisha do ishte më mirë të pasoja, por kisha hapësirë të gjuaja më mirë, Më i lumtur jam që morëm pikën dhe u kualifikuam”, tha Asani për “SuperSport” pas ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here