Protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese në QSUT

0
263

Ka nisur para Ministrise se Shendetesise protesta qytetare per mungesen e ilaceve jeteshpetuese ne QSUT. Ky problem eshte ngritur nga aktiviste te ndryshem, ndersa thirrja ka ardhur nga gazetari Osman Stafa.

Ky i fundit bëri thirrje MSH-së që të reagojë dhe të sigurojë medikamentet jetë shpëtuese për pacientët në nevojë.

 

“Ajo që na ka sjellë këtu është mungesa e medikamenteve. Aktualisht sot s’ka asnjë problematikë për M SH-në për të siguruar medikamentet. Nuk interesohet kush. Nuk reagon asnjë po nuk u ngrit zëri i qytetarëve. Nuk interesohet kush se çfarë po ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ministret si të vjetra dhe të rejat të mos merren me propagandat e ‘Facebook’! Ka mungesë medikamentet, si dhe janë prishur pajisjet. Nuk është kjo mjekësia që ne duam. E dini çfarë ndodh në këtë vend? 50 mln lekë ka bërë tender ministria për mirëmbajtjen e makinave luksoze, e gjeni te prokuroria publike. Nuk mundet që spitalet shqiptare, fëmijët dhe të rritur të ngelen  vetëm. MSH duhet të reagojë dhe të sigurojë medikamentet jetë shpëtuese për pacientët. Kam qenë vetë prezent se si i sigurojnë familjarët e pacientëve këto medikamente”, tha gazetari Stafa.

Protestuesit shprehen se në lidhje me këtë  ngjarje, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

“Duhet vënë theksin te terapitë inovative. Ka pasur por janë ndërprerë. Dua të vë theksin se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet”, u shpreh një aktiviste.

 

https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/772249474709597

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here