Erisa Xhixho: Korrupsioni i shtrirë në çdo qelizë të qeverisë dhe kapja e shtetit janë pengesë për zhvillimin demokratik !

0
180

Sipas një studimi të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal rezultoi se Shqipëria dhe Serbia janë shtetet me nivelet më të larta të korrupsionit në Ballkan. Këtë studim e ka shpërndarë edhe nënkryetarja e PL Erisa Xhixho, në llogarinë e saj në Facebook ku shkruan se korrupsioni i shtrirë në çdo qelizë të qeverisë ështe pengesë absolute për zhvillimin demokratik dhe duhet lufuar me çdo kusht korrupsioni, pasi mbetet arsyeja kryesore e largimit të qytetarëve masivisht nga vendi.

Postimi: 

Korrupsioni i shtrirë në çdo qelizë të kësaj qeverie dhe kapja e shtetit janë pengesë absolute për zhvillimin demokratik dhe shqiptarët këtë e kanë shumë të qartë.
Ja faktet e një studimi të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal:
Qytetarët shqiptarë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
?87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është gjerësisht i përhapur dhe i rrënjosur thellë në ekonomi
?Korrupsioni shihet si mënyra e vetme për të marrë shërbime publike
?Korrupsioni sistematik politik është mekanizmi i kësaj qeverie për të kontrolluar ekonominë e vendit
?Kapja e shtetit pengon zhvillimin demokratik, reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.
Ligjet me porosi në interes të oligarkëve dhe klientëve të kësaj qeverie, korrupsioni i shtrirë në çdo degë të qeverisjes, nepotizmi i përhapur masivisht në administratë janë faktorët kryesorë të kapjes së shtetit që kanë penguar dhe po pengojnë progresin drejt BE-së.
Duhet vullnet politik për të luftuar me çdo kusht korrupsionin, pasi mbetet arsyeja kryesore e largimit të qytetarëve masivisht nga vendi.

May be an image of text that says "Figure 42. Opinion on the spread of corruption How widespread do you think the problem corruption is in your economy? (All respondents, N=6023, single answer, scale from 5 share ftotal, %) 0% Albania 20% 26% 40% Bosnia and Herzegovina 60% 80% 61% 56% Kosovo" 11% 59% 29% Montenegro 8% 49% 21% North Macedonia 10% 49% 35% Serbia 8% 37% 60% Western Balkans 8% 50% 30% 5% Very widespread 36% Fairly widespread 8% Fairly are 3% 3%1% Very are There on corruption DK/Refuse DK/"

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here