Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë Behar Bajri, pjesë e grupit kriminal në Shkodër

0
173

Është ekstraduar sot nga Franca drejt Shqipërisë Behar Bajri, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Bajri u arrestua në shtator në Francë aty ku dyshohet se fshihej që nga momenti kur autoritetet shqiptare e shpallën në kërkim.

SPAK ka caktuar për 43-vjeccarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

Bajri dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gjin Boricci më 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër, si edhe plagosjen e shtetasit Taulant Pepaj, dhe në përgatitjen e planeve për atentate që nuk u realizuan në 3 raste.

Emri i Bajrit doli gjatë zbërthimit të komunikimeve të enkriptuara në rrjetin Sky, të sjella në Shqipëri nga autoritetet franceze. Bajri rezultoi të kishte komunikuar shumë herë me biznesmenin e arrestuar, Pëllumb Gjoka, dhe personazhe të tjerë, ku i referoheshin ngjarjeve kriminale.

Behar Bajri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here