Të hënën ndeshja e fundit për eleminatoret në Tiranë, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkoj me Kurtin në stadium?

0
377

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Europianin e vitit të ardhshëm. Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ndoqën të distancuar ndeshjen kundër Çekisë.

 

Rama u pyet mbrëmë në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit, në rast se kryeministri kosovar do të shkojë sërish për ta parë ndeshjen.

“Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkoj me të tjerë?”, tha ai.

“Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, shtoi Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here