Prençi: Kapja e Dritan Rexhepit në Turqi, s’është bashkëpunim i policisë shqiptare. U gjurmua nga drejtësia italiane

0
251

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Prençi u shpreh se kapja e Gramoz (Dritan) Rexhepit në Turqi nuk është fare bashkëpunim i policisë shqiptare, por u arrestua falë gjurmimit të drejtësisë italiane.

‘’Para 5 ditësh startoi operacioni ‘Forca e ligjit’ në të cilin u angazhuan në mos gabohem 1857 punonjës policie dhe u kapën 8 persona në kërkim. Dritan (Gramoz) Rexhepi është i inkriminuar në krimet kundër jetës ndaj personit.

Është akuzuar nga drejtësia shqiptare që në moshën 18 vjec për vrasjen e 2 policëve. Rexhepi pasi ka ikur nga Shqipëria përsëri ka patur këto krimet ordinere.

Kapja e Gramoz Rexhepit në Turqi nuk është fare bashkëpunim i policisë shqiptare apo i drejtësisë shqiptare. Është gjurmimi këmbë pas këmbës i drejtësisë italiane’’, tha ndër të tjera Prençi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here