Lindi dhe braktisi foshnjën e sapolindur/ Flet e reja: Jam penduar shumë

0
207

Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë opinionin publik. Një foshnjë u gjet e braktisur në një garazh makinash në një pallat në Astir, ndërsa pak ditë më pas ai ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.

Në një rrëfim për emisionin “Me zëmër të hapur”, nëna tregoi se pse braktisi fëmijën e saj sapo e lindi. Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj. Gazetarja Anila Ahmataj ka bërë një intervistë me të renë, e cila tregoi ngjarjen e rëndë nga arresti i shtëpisë.


INTERVISTA

Si je?

Mirë!

Sa vjeç je?

30

Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, si erdhi në jetë ky fëmijë?

Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.

Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?

Në Korçë e kam takuar.

Ku keni qëndruar atje?

Kam njerëzit e mi.

Ku jeni njohur?

Në rrjetet sociale.

Sa vjeç është?

Nja 32 e ça.

Sa kohë keni komunikuar?

Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.

Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?

Kishim një vit gati.

Kishe pyetur për jetën e këtij personi?

E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.

Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?

Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.

Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?

Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.

Çfarë ndodhi mes jush?

Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime.

Kishte pretendime ka kishe bashkëshort?

Po dhe ndoshta, ku i dihet jetës. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here