KQZ lejon Kreshnik Hajdarin të vijojë si kryebashkiak/ Maliqi: E turpshme! Janë blerë nga diktatori Rama

0
233

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kundërshtarit të tij në 14 maj, Lefter Maliqi. Sipas tij, një vendim i tillë është i turpshëm, madje e cilësoi si një skandal i madh.

“Poshtë diktatura. Diktatori Edi Rama ka blerë KQZ, turp i madh dhe një skandal i madh, ky që bën ky këtu bashkë me këta, është turpi më i madh i Shqipërisë, e kemi votuar në parlament, që kur jep deklarime të rreme, automatikisht lë mandatin, këta nuk pyesin as parlament, as Gjykatë e Lartë”, u shpreh Lefter Maliqi.

“Rithemelimi” pretendon se Kreshnik Hajdari la fshehur dënimin me 4 muaj burg, që më pas u konvertua në shërbim prove për kalim të paligjshëm të kufirit nga shtetit grek. Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës tha se nuk është e rëndësishme masa e dënimit, por fakti që ai e ka fshehur, nuk e ka deklaruar ndonëse ka qenë në dije. Mirëpo, avokati mbrojtës tha se “Kreshnik Hajdarin nuk e prek ligji i dekriminalizimit”, për rrjedhojë duhet të vazhdojë detyrën e tij si numri një i qytetarëve në Kuçovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here