Ish-kryeministri italian analizon ‘miqësinë’ Meloni-Rama: Gëzon vetëm shoku shqiptar, lum ai

0
276

Me nota kritike e ironi është editoriali i ish-kryeminstrit italian Matteo Renzi ndaj miqësisë Meloni – Rama, e forcuar pas paktit mes tyre për refugjatët.

Editoriali që do të hapë nesër të përditshmen italiane “Il Riformista” mban titullin, “Marshi për Ramën”.

“Tashmë është e qartë”, e nis analizën e tij ish-kryeministri  Renzi, “se me qeverinë Meloni nuk ka asnjë lëvizje autoritare.

Vërtetë se disa komentues e përshkruajnë Kryeministren si një aventurë e rrezikshme që dëshiron të forcojë pushtetin e qeverisë. Uroj të ishte kështu…”

“Nuk ka marshim drejt Romës në portat tona. Më së shumti Meloni marshon drejt Ramës. E kam fjalë për Edi Ramën, kryeministri shqiptar dhe vëllai i vetëm i vërtetë i kryeministres italiane. Apo ndoshta është Giorgia tashmë motra e Shqipërisë.

Kur Meloni ka një problem, Tirana bëhet katërsht për ta ndihmuar. Dhe Italia ia kthen: fushata promovuese e qeverisë ka ulur turizmin vendas, por ka rritur turizmin shqiptar”, shprehet ndër të tjera ish-kryeministri italian.

“Duhet pranuar”, shton më tej në shkrimin e tij Renzi, “se situata ndërkombëtare nuk është e thjeshtë, por cilësia e skuadrës qeverisëse e përkeqëson më shumë atë.

Ka ministra që duken më të humbur se një luan në Ladispoli, inflacioni që godet fort e pavarësisht diplomacisë së Antonio Tajanit nuk po vëmë dorë në asnjë dosje ndërkombëtar.

E pavarësisht vizioneve strategjike të nënsekretarit të shtetit Fazzolari, qeverisja nuk po sjell asnjë rezultat, por po koleksionon veç beteja ideologjike….”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here