Dosja Italiane e Dritan Rexhepit/ Njihej me nofkën “Jul Çezari”

0
183

Drejtësia Italiane është angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe arrestimin e shqiptarit nga Vlora, Dritan Rexhepi në qytetin e Stambollit në Turqi.Pas ndalimit të tij, sërisht Drejtësia Italiane po bën përpjekjet maksimale për ekstradimin e Rexhepi në Itali, aty ky e pret vuajtja e një dënimi me 20 vite burgim të dhënë nga gjykata e Firences.Por ky nuk është vendimi i vetëm që ka për të shlyer në Itali, Dritan Rexhepi pasi ai duhet të vuajë dhe një dënim për arratisje nga burgu i Voghera, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2019

Rexhepi, u dënua në Itali si drejtues i një organizate të gjerë me shqiptarë dhe jo vetëm, që kontrollonte një pjesë të mirë të trafikut të kokainës nga Ekuadori në disa vende të europës

Ora News” ka siguruar dosjen voluminoze të kompanisë “Bello”, kompani në të cilën Dritan Rexhepi, njihej me nofkën “Jul Çezari”.

33 emrat e të gjithë anëtarëve të kartelit më të madh Shqiptar të kokainës, janë zbardhur në muajin tetor 2020 nga prokuroria e Firences në Itali.

“Ora News”, zbulon se në total janë 84 persona si të implikuar në këtë organizatë të trafikut të drogës, por ndalimi i 33 emrave kryesorë që dominonin grupin kriminal, është përmbyllja e operacionit “Los Blancos” nga prokuroria e Firences dhe “Europol”.

Pa diskutim që njeriu kryesor i këtij grupi dhe personi që drejtonte dërgesat e kokainës nga një burg i sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, ishte Dritan Rexhepi.

Ky i fundit kishte disa emra të koduar, me të cilët thirej nga anëtarët e tjerë të kartelit, ku në sy bien “Dhimo”, “Ali”, “Jose”, “Bugatti”.

Por emri i koduar që e thërisnin më shpesh “ushtarët” e tij, ishte “Jul Cezar”, një etiketim emblematik me perandorin Romak që dominonte të gjithë perandorinë dhe ushtrinë Romake.

Numri dy i këtij grupi, ishte Ekuadoriani, Montenegro Castillo Cesar Emillio, që njihej me nofkën “Don Monti” dhe drejtuesi i kartelit ekoadorial “Cartel Del Norte del Valle”.

Ndërsa personi i tretë që dominonte grupin dhe ishte njeriu që priste në Hollandë ngarkesat me kokainë të dërguara nga Dritan Rexhepi, ishte pikërisht vlonjati Jorin Llambro ose siç thirej me emrat e koduar “Çeço” dhe “Monte Carlo”, raporton Ora Neës.

Pjesa më e madhe e 33 anëtarëve të këtij grupi kriminal në përgjimet telefonike identifikohej me emrat e koduar, duke përdorur emrat e yjeve të Skuadrës së Futbollit në Spanjë, Real Madritit.

Ky detaj solli dhe frymëzimin e prokurorëve italianë që këtë grup ta quajnë “Los Blancos” ose e thënë Shqip, “Të bardhët”.

Ndërkohë nuk mungojnë në dosje dhepërdorimi i emrave të koduar si “Jony B”, që ishte anëtari i grupit Detjon Iljazaj, “Mishi” që ishte Klejdi Abazaj i cili thirej ndryshe dhe “Deni”.

Duke vijuar më tej me emrat e koduar si, “Ramos” e “Rooney”, që ishte Eljon Beqiri, “Roberto Vargas” që ishte Robert Varga, “Miri o Van Damme” që ishte Ermir Kreshpa, “Paulo”, që ishte Alban Memetaj, “Eto’o” që ishte Admir Marku, Luis Figo që ishte Lek Çolaj, “Gerio”, që ishte Gjergj Lesaj apo “Hainiken” që ishte Vladimir Lesaj, raporton Ora News.

Ndërkohë “Alvaro” i këtij grupi kriminal ishte Arian Shqau, njeriu që koordinonte me përpikmëri korrierët që transportinin drogën. Ndërsa drejtuesit e grupit “Marku” që ishin pjesë e këtij karteli, kishin emra të koduar si “Traktori” që ishte Edmond Marku dhe “Kryetari” që ishte Gerti Marku.

Pjesa më e madhe e 33 anëtarëve të këtij grupi janë arrestuar nga prokuroria Italiane, ndërsa disa mera vijojnë të jenë ende në kërkim. Arrestimet u shtrinë në Itali, Dubai, Ekuador, Shqipëri, Hollandë, Norvegji dhe shtete të tjera të Europës.

Prokurorët italianë vlerësojnë se ky kartel ka trafikuar të paktën 2368 kilogramë kokainë në vitin 2016 dhe 3654 kilogramë në vitin 2017, me një çmim mesatar shitjeje me shumicë prej 23,500 eurosh për kg dhe një vlerë totale të ardhurash për dy vite prej 141 milionë eurosh.

EMRAT E 33 ANËTARËVE TË KARTELIT

• Dritan Rexhepi alias “Jul Çezari” shefi i “Kartelit Shqiptar”

• Cezar Emilio alias “Don Monti” shefi i kartelit “Del Norte del Valle”

• Jorin Llambro alias “Çeço” ose “Monte Carlo”

• Detjon Iljazaj alias “Joni B”

• Klejdi Abazaj alias “Mishi”

• Elvis Jaupaj alias “Pisoku”

• Eljon Beqiri alias “Ramos” dhe “Rooney”

• Jashar Gllava alias “Shari”

• Antal Varga alias “Roberto Vargas”

• Edmond Durmishaj

• Ermir Kreshpa alias “Miri o Van Damme”

• Alban Memetaj

• Sokol Memetaj alias “Paulo”

• Gerti Marku alias “Kryetari”

• Edmond Marku alias “Traktori”

• Admir Marku alias “Eto’o”

• Rroland Koleci

• Lek Çolaj alias “Luis Figo”

• Vladimir Lesaj alias “Heineken”

• Gjergj Lesaj alias “Gerio”

• Arian Shqau alias “Alvaro”

• Genci Burreli

• Rexhino Ibrahimi alias “Albania”

• Ervis Merkaj

• Altin Hoxha alias “Velsula”

• Glorenc Ceni

• Dorian Çelaj

• Rolandi Hoxha

• Denis Matoshi

• Gentjan Manaj

• Bledar Hakorja alias “Seferi”

• Dritan Rrapaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here