Aksident me vdekje në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari

0
279

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.

 

Mësohet se nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën 25-vjeçari E.Nika.

Ndërsa dy persona të tjerë, Y.R. dhe D.S. kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh qytetin e vjetër me qytetin e ri dhe u përfshinë një makinë Benz dhe një Volkswagen Polo. Mësohet se viktima ka qenë nën drejtimin e mjetit Volkswagen Polo, ndërsa i plagosuri Y.R. drejtonte automjetin tjetër.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë, teksa pritet ekspertiza nga grupi hetimor i policisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here