Vuçiç nuk ndryshon qëndrim për njohjen e Kosovës: S’ka Asociacion derisa Kurti të jetë në pushtet

0
204

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron në Paris për Forumin dyditor të Paqes, tha se nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjithashtu po qëndron në kryeqytetin francez. Vuçiç, duke folur para gazetarëve, tha se “nuk e di për çfarë do të flisnim”.

Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej, kështu që pyes veten se çfarë parimesh hipokrite janë këto për respektimin e integritetit territorial”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Siç transmeton “Danas”, Vuçiç tha se për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.

 

“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociaicionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiç, shkruan Telegrafi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here