Lubonja: Koha e qëndrimit do jetë 18 javë, jo 1 muaj

0
307

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë për News24 ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve dhe zhvillimet rreth kësaj çështjeje.

Lubonja u shpreh se vendosja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri është edhe një metodë për të trembur emigrantët që synojnë vendet e Europës.

“Problemi është që këta italianët nuk e njohin Shqipërinë dhe Ramën, e njohin vetëm prej skupeve propagandistike që bën. Të thuash që Partia Socialiste është e majtë, është gjëja më e paarsyeshme dhe injoranca më e madhe për vendin.

Rama po mbrohet nga e djathta, gazetarët e djathtë, por nuk po sulmohet aq shumë nga e majta. Ka një shqetësim ndërkombëtar lidhur me rastin, por nuk besoj se do përqendrohen te Shqipëria. Ky shqetësim zbutet sepse është hall i të majtëve në pushtet, si Scholz në Gjermani. Kanë marrë disa masa për të trembur emigrantët.

 

Dy gjëra tregojnë seriozitetin e politikave. Deri dje në marrëveshjen që pamë ne na u tha që do vijnë maksimumi 3 mijë vetë në një muaj. Pastaj lindte pyetja çfarë ndodh pas këtyre ditëve. Tani po e shikojnë marrëveshjen dhe thanë që do e bëjnë 18 javë, do e katërfishojnë kohën e qëndrimit. Ja gjëja e parë. Ata nuk do rrinë një muaj, por 18 javë. Sipas njoftimit kjo, mund të ketë sërish ndryshime.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here