Sociedad vazhdon të surprizojë, fiton bindshëm ndaj Benfikës. Union Berlin i merr pikë Napolit

0
243

Real Sociedad po zhvillon një fazë grupesh shumë pozitive në Champions League, duke i mahnitur të gjithë pas rikthimit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Sot, ekipi spanjoll i drejtuar nga Aguaci ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit tutje (Grupi D), pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-1 Benficën.

Në Reale Arena (San Sebastian), llogaritë e ndeshjes u mbyllën shumë shpejt, që në 10 minutat e para.

Golat e Merino dhe Oyarzabal shtruan rrugën drejt suksesit, ndërsa pjesa e parë kishte ende për të thënë. Sulmuesi Ander Barrenetxea thelloi shifrat, para se Mendez të gabonte pak më vonë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, mysafirët ngushtuan shifrat me Rafa Silva, pa mundur dot të ndryshojnë fatin e takimit.

Në grupin C, Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi me Union Berlin. Kampionët e Italisë shënuan të parët me Politano, ndërsa Fofana u kundërpërgjigj në fillimin e pjesës së dytë. Me këtë rezultat, ekipi i Garcias është në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Union Berlin mbyll klasifikimin me një pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here