Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK

0
170

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vetë Suli ka deklaruar se sot është paraqitur për dorëzuar disa dokumente.

Kujtojmë se Rakip Siuli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Suli të japë shpjegime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here