Goditjet e SPAK / Rama merr rolin e kreut të Akuzës: Kush s’ia ka mbathur jashtë shtetit, do përfundojë te vendi!

0
336

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka thënë se drejtësia e re do të godasë duke i dhënë fund të privilegjuarve, të gjithë personazhet e botës së krimit në Shqipëri.

 

Nga Fieri ku po zhvillon një takim me mbështetësit socialistë, Rama tha se të gjithë ata që nuk “ia kanë mbathur jashtë shtetit nga frika”, do të përfundojnë në burg, si ata që ndodhen aktualisht pas hekurave dhe shërbejnë si “provë e gjallë” për fundin e epokës së të paprekshmëve.

 

“Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta, është vetëm fillimi i fundit. Domethënë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do të shuhen. Dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe do të kenë kurajën të rrijnë në Shqipëri, se një pjesë ia kanë mbathur, do të përfundojnë aty ku kanë shkuar ata që janë provat e para të gjalla, se s’ka asnjë kompromis me krimin. Këtë luftë do ta fitojë shteti, normalisht nuk ka shtet pa krim dhe krim të organizuar, por ama, një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale me botën e krimit të organizuar do të mbyllet. Nëse krimit të organizuar dhe krimi i organizuar si bota e nëndheshme, ata do të kenë bishtat e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe! Mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta me krimin e organizuar do të bëhet në nëntokë”, deklaroi Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here