Përgjimet në Sky/ “Priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”

0
173

Këtë të enjte i ftuar në emisionin “Opinion” ishte deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili foli për situatën në parlament.

Ai u shpreh se forma e reagimit të opozitës duke vendosur karrige sot ka qenë spontane.

Po ashtu, sipas Salianjit priten arrestime të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit pas përgjimeve të dala nga Sky. Deputeti demokrat e bëri këtë deklaratë teksa komentonte mbi lajmin se në parlament ditën e sotme kanë shkuar disa hetues të BKH-së.

“Nëse vijnë agjentë të BKH-së nëse është e vërtetë që janë dhe prokurorë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të vijnë për ndonjë ministër dhe kam përshtypjen që kërkojnë ndonjë ministër, apo ndonjë nga këta krerët e Policisë së Shtetit për shkak se kanë dalë shumë në Sky. E dini ju, priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë përfshi edhe drejtuesi i AMP-së dhe disa drejtorë të rëndësishëm që kanë dalën në përgjime Sky duke komunikuar me kriminelë”, u shpreh Salianji./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here