Njësitë speciale policore të Kosovës protestë para Qeverisë, të pakënaqur me trajtimin financiar

0
92

Pjesëtarët e FIT-it, Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë dalë sot më 1 nëntor në protestë para Qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mësohet se protesta është thirrur për të shprehur pakënaqësitë me shtesat e rrezikshmërisë, pagën, por edhe shtesat e tjera të propozuar nga Kryeministrti Kurti pak ditë më parë.

“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

Gjatë protestës, përfaqësuesi i FIT-it theksoi se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite, ndërsa u shpreh se “kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar”.

“Kemi dëshmuar veten në raste të shumta dhe në sulmin e fundit të 24 shtatorit. Kërkojmë nga ana juaj që kërkesa për shtimin e rrezikshmërisë të merret parasysh”, i ka bërë thirrje ai Kryeministrit Kurti.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar. Kryeministër mos luani me dinjitetin tonë dhe me ndjenjat e familjeve tona. Kemi dëshmuar veten në raste të shumta dhe në sulmin e fundit të 24 shtatorit. Kërkojmë nga ana juaj që kërkesa për shtimin e rrezikshmërisë të merret parasysh”, theksoi ai.

“Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. Kërkojmë dhe mirëkuptim në këtë aspekt pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nuk dëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”, janë shprehur ata./REL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here