Konfirmon policia gjermane: Katër personat që humbën jetën nga shembja e skelës janë shqiptarë

0
131

Janë shqiptarë katër personat që humbën jetën tragjikisht nga shembja e skelës në Hamburg të Gjermanisë.

Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane zyrtarisht, raporton Bild, sepse fillimisht u raportua se punëtorët ishin bullgarë për shkak të pasaportave të tyre.

Identiteti i viktimave ende nuk bëhet me dije, ndërsa vetëm pak orë më parë është nxjerrë një prej trupave të pajetë që kishte mbetur nën rrënoja.

Punëtorët që vdiqën ishin duke ndërtuar boshtin e ashensorit kur skela u shemb duke i zënë poshtë.

Aksidenti ka ndodhurdy ditë më parë në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut. Aty është parashikuar një i ri biznesesh, banimi dhe argëtimi i cili do të përfshijë gjithashtu një terminal shtesë anijesh lundrimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here