Rama i tmerruar/ Berisha: Nëse duan që parlamenti të funksionojë PS të respektojë të drejtat e opozitës

0
231

Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha u shpreh se deputeti Vullnet Sinaj kërkoi që t’i kundërvihej protestës së opozitës në Kuvend.

Ai shtoi se deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë

Berisha: Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati. Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.

marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën. Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë deputetët e mazhorancës përballë bllokimit të njëpasnjëshëm?

Berisha: Ne pse po e bllokojmë. Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është. Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here