Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë 14-vjeçarja

0
126

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq ditën e sotme.

Mësohet se automjeti me targa greke ka përplasur për vdekje një 14 vjeçare.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen  plotë të saj.

Njoftimi: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën. 

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here