Emërohet drejtori i ri i AKU-së, i kallëzuar se shkaktoi 350 mijë $ dëm ekonomik QSUT-së në vitin 2014

0
371

Edmond Rrushi do të jetë drejtori i ri në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ai zëvendëson në këtë detyrë Jeta Dedën, e cila u dorëhoq nga posti para tre ditësh.

Rrushi, u prezantua si drejtor i ri i AKU-së nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila në fjalën e saj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin se siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët.

Në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, Edmond Rrushi, përcolla për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët, për familjet tona. 

Theksova se forcimi i metodologjisë së riskut, përmes rakordimit të një plan veprimi për 2024, bashkë me Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit dhe qeverisjen vendore, është prioriteti ynë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore. 

Puna me etike dhe profezionalizëm, është një ndër cilësitë që duhet të këtë çdo inspektor i AKU. Faleminderit Jeta Deda për drejtimin e AKU gjatë dy viteve të fundit, me përkushtimin e çmuar dhe punën e bërë sipas orientimeve ndërkombëtare”, shkruan Denaj.

Në 2014-ën Rrushi kallëzohet në prokurori si ish-drejtori i QSUT, bashkë me 4 titullarë të tjerë punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaronte se 5 zyrtarët në QSUT kanë keqmenaxhuar fonde në vlerën 560 mijë dollarë duke shkaktuar dëm ekonomik në masën 350 mijë dollarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here