Dyshohet si pjesë e grupit kriminal, Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e komisariatit të Laçit

0
141

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-shefit të Komisariatit të Lezhës, Dritan Metaj, duke e lënë kështu në burg.

Metaj u arrestuar gjatë operacionit “Flakë në det” dhe dyshohet se ka lidhje me grupin e Gëzim Çelës.

Ish-shefi i komisariatit dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, dhe anëtarë të tjerë të grupit.

Ai kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Dyshohet se për Metajn dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here