Dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Rakip Suli pritet të paraqitet të mërkurën në SPAK

0
161

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pritet që këtë të mërkurë të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se SPAK i ka dërguar fletë-thirrjen për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që SPAK po kryen për zyrtarë të  bashkisë së Kamzës për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Mësohet se hetimet  për zyrtarë të bashkisë Kamëz, po zhvillohen lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here