Histeria kolektive dhe histeria e Krichbaum

0
100

Nga Luçiano Boçi

Histeria kolektive është një element shumë i rëndësishëm në proceset gjyqesore politike. Sa më e madhe të ishte ajo aq më shumë si i drejtë propagandohej dënimi. Prandaj ajo nxitet me porosi.

Kjo histeri krijon atë që quhet “nxehtësi që avullon faktet dhe mbrojtjen”. Dhe regjimet i japin shumë rëndësi kësaj historie. Diktatori Hoxha gjatë proceseve politike ndaj kundërshtarëve të tij merrte masa që histeria të ishte në kulm.

Madje krahas propagandës mediatike montonte dhe altoparlantë jashtë sallave të kinemave. Pak a shumë kështu po veprohet dhe me Berishën. Me ndryshim që altoparlantët pa jetë janë zëvendësuar nga altoporlantët e gjallë me pamje njeriu.Në këtë histeri masa stimulohet në emocionet e saj negative që errësojnë arsyen.

Po kohët kanë ndryshuar. Komunikimi me publikun po, ashtu sikurse dhe propaganda dhe histeria.

Tani histeria kolektive nuk mjafton. Regjimi RAMA zotëron fushën mediatike e të rrjeteve sociale plotësisht dhe e bën më së miri këtë mbjellje histerie kundër kundërshtarit politik, Sali Berisha.

Por tani duhet dhe histeria e personazheve “nga jashtë”.

Me porosi dhe këta. Kjo ndryshon nga histeria kolektive pasi nuk është histeri e emocioneve, por histeri e arsyes me dashje.

Dhe kjo deformon tërësisht arsyen dhe faktet. Nuk pyet para asgjëje.

Nën këtë pushtim histerie foli deputeti Krichbaum.

Në histeri e sipër akuzoi Berishën për të cilin nuk ka akuzë as nga SPAK. Harroi deputeti Gjerman që prezumimi i pafajsisë është thelbi i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Me histerinë e vet deklaroi se vendimi i Gjykatës së lartë të drejtësisë së re të mos varme, na është shkruar tashmë në zyrat e kryeministrisë dhe kanakarit të tij dhe nuk ka nevojë as për seancë.

Kur dëgjon histerinë e Krichbaum të merr malli për Fleckenstein-in e dikurshëm. E mbani mend Knut-in që ditën më të lumtur të jetës kishte ditën e shtunë kur vinte në Shqipëri.

Njejtë dhe Gunther-i!!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here