Balliu: Ngritja e narko shtetit dhe e një diktature të re ka kohë që ka filluar dhe tani është në hapat përfundimtare që ka për qëllim eliminimin e opozitës

0
96

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar vendimin e drejtueses së parlamentit për të lënë jashtë sesionit deputetët e opozitës ishte shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se në këtë vend është i rëndësishëm vetëm pushteti ndërsa janë shpërfillur të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve

Ndalimi i deputetëve të opozitës është në vazhdimësi e asaj që mund të quhet rënia e shtetit ligjor, këtu nuk ka rëndësi ligjet, afatet, nenet nuk ka rëndësi parlamenti e as shteti këtu ka rëndësi vetëm pushteti, partia drejtuesi dhe lideri. Qytetarët për këta janë kot pasi i kanë mbërthyer duke i hequr çdo të drejtë.

Kur qytetarët nuk  kuptojnë nga presionet politike ngrihet rraca e Rrajave, për sa i përket goditjeve ky ëhstë një nga sulmet më të vogla sa i përket opozitës, duhet të bimë dakord se në sulm është opozita dhe jo qeveria në të gjithë botën demokratike mediat shërbejnë për të bërë publike aferat e qeverisë por ne jem i vetmi vend i botës ku mediat merren me opozitën dhe jo me keqqeverisjen e pushtetit.

Këtu ngritja e narko shtetit dhe e një diktature të re ka kohë që ka filluar dhe tani është në hapat përfundimtare që ka për qëllim eliminimin e opozitës.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here