Asociacioni/ Flet Albin Kurti: Drafti i ri është në përputhje me Kushtetutën

0
95

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se drafti i ri për formimin e Asociacionit i propozuar nga BE-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në konferencë për media, ai ka thënë se propozimi parasheh që vlerësimin për të ta jep Gjykata Kushtetuese.

“Në takimit e 21 tetorit nga emisarët amerikan dhe evropian na është thënë se drafti për vetemenaxhim që e kanë sjell është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhet aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë. Pra, që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë Kurti.

 

Ai ka thënë se dokumentin nuk ka dashur ta nënshkrujë Serbia.

 

“Ndërkaq dje në samitin e BE në Bruksel, para krerëve të BE-së në ofruam që pra tyre si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të 27 shkurtit, me gjithë aneksin implementues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nënti 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetmenxhiit të shndërruar në propozim”, ka thënë Kurti.

 

Shefi i ekzekutivit nuk ka pranuar të jap detaje për përmbajtën e draftit të ri.

Ai ka thënë se është kërkesë e emisarëve që të mos flasim për përmbajtjen.

“Ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të. Por, më e rëndësishmeje është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dileme gjithnjë do ta jep Gjykata Kushtetuese. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, nuk do të duhet asnjëherë të harrojë se sa shumë tashmë ka bërë Republika e Kosovës për serbët në Kosovë, të drejtat të cilat janë të pashembullta edhe në vet Evropën, ndërkohë që kemi dëgjuar shpesh se flitet për model evropian të zgjidhjes”, ka thënë Kurti.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here