Boçi: Rama presion SPAK nga kongresi i PS për Berishën! Ka përcaktuar gjithmonë atë që do dënohet

0
87

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur për zhvillimet e fundit në procesin politik të nisur nga SPAK dhe GJKKO ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha.

Boçi u kthye pas, në kohën kur Edi Rama i bëri presion direkt SPAK në kongresin e PS-së, duke i lënë provën e së vërtetës për non-gratën e ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Boçi theksoi se si mund të jetë i pavarur SPAK me atë lloj presioni nga ana e kryeministrit Rama, që sipas nënkryetarit demokrat ky i fundit duhej të thirrej dhe të ti thuhej të mos bënte presione të tilla pasi është një strukturë e pavarur.

Rama gjithmonë ka marrë pozicionin e personit që ka përcaktuar atë që do dënohet që kur ka shkelur në parlament. Dhe procesi është politik sepse nuk respektohet ligji dhe kushtetuta’, u shpreh Boçi.

A e dëgjuat deklaratat e Ramës sepse si mundet pasi në fashikujt përmendet se zoti Berisha ka ushtruar presion tek administrata e tij. Po kryeministri që ushtron presion të drejtëpërdrejtë madje çfarë presioni, provën e së vërtetës për ‘non-gratën’ ia vendos SPAK-ut. Jeni ju që do provoni…E kuptoni se çfarë presioni ka SPAK. Sikur edhe të ishin të pavarur si mund të jenë të pavarur ata me atë lloj presioni. Po të ishte SPAK i pavarur i thoshin kryeministër duhet të paraqitesh këtu se ti ke bërë presion dhe s’duhet të flasësh për këtë çështje se ti je kryeministër dhe ne të pavarur, kur të jesh Edi Rama fol jep mendime ke të drejtën e fjalës.

Dhe për këtë duhet të ishte thirrur sepse është rast analog dhe duhet të veprojë në analogji, ligji është i barabartë në mënyrën si shtrihet dhe si vepron.

Rama gjithmonë ka marrë pozicionin e personit që ka përcaktuar atë që do dënohet që kur ka shkelur në parlament. Dhe procesi është politik sepse nuk respektohet ligji dhe kushtetuta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here