Seanca për Berishën, avokatët e ish-kryeministrit paraqiten në GJKKO

0
148

Janë paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme dy avokatët mbrojtës të kryedemokratit Sali Berisha.

Berisha ka deklaruar dhe në konferencat e këtyre ditëve se nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore pasi dhënia e vendimit për të nga ana e Gjykatës është në shkelje të Kushtetutës.

Sipas tij, kërkesa për masën e sigurisë duhet të kalonte më parë nga Kuvendi, por prokuroria dhe gjykata e kanë anashkaluar këtë institucion.

Në seancën e ditës së djeshme, avokatët e Berishës kërkuan që gjyqtarja Irena Gjoka të heqë dorë nga çështja. Megjithatë pritet që kjo kërkesë të dorëzohet sot, me shkresë zyrtare.

Kryedemokrati Berisha ka denoncuar se pas akuzave ndaj tij fshihet Rama që ka përdorur SPAK për të goditur opozitën. Gjatë konferencave për mediat, ai ka arsyetuar pse sipas tij, akuzat e ngritura në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, janë politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here