Çështja e kompleksit “Partizani”/ Strazimiri: Vendimi nuk është i SPAK por i partisë

0
114

Ish deputeti dhe ish-zv ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri në një intervistë në Ora News foli për gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku i arrestuar është edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi. Strazimiri u shpreh se kjo është paralajmëruar nëpër studio muaj më parë nga llafazanët që i nxjerr qeveria nëpër studio.

“Në cilësinë e ish-zv ministrit të brendshëm të asaj periudhe, unë dje e mora vesh që paska pas një problem. Kjo është ndërhyrja që ka bërë Berisha për ti rregulluar punët dhëndrit të vet.

 

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi që sot është në burg për shkak se partia aty e donte, nuk i ka rënë ndonjëherë telefonit tim. Unë dje e mora vesh që paska pas një problem me zaptimin e klubit Partizani, kështu që kaq ka qenë ndikimi i Berishës dhe i qeverisjes së tij për të ndihmuar dhëndrin e tij.

Në fakt vendimi është i qeverisë, është i partisë, është i Ramiz Alisë, është i partisë së punës, i të gjithë atyre që në 44 i kanë marrë pronat pjesës më të mirë të këtij populli. Janë rikthyer prap, po me të njëjtë oficerë sigurimi, po me të njëjtat praktika janë rikthyer. Në fakt kjo ka kohë që është paralajmëruar nëpër studio se ky është edhe serioziteti i hetimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here