Studentët e mjekësisë gjuajnë me letra higjienike Ministrinë e Arsimit, bllokojnë rrugën e Durrësit

0
149

Studentët e mjekësisë siç edhe e kishin paralajmëruar u janë rikthyer protestave, këtë të hënë. Përmes një njoftimi, ata kishin njoftuar protestën e ditës së sotme në orën 17:00.

Studentët kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësi, të cilën siç shihet dhe nga videot, e kanë bllokuar tërësisht këtë aks.

Ndërsa kanë nisur të gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë.

Ata kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.

Që prej nisjes së këtij sezoni universitar, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here