Pasojat e një konflikti/ Sëmundjet infektive “pushtojnë” Gazën

0
114

Kushtet josanitare në Rripin e Gazës, të kombinuara me mungesën e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe rrjetit të bombarduar të ujit dhe kanalizimeve, kanë rritur ndjeshëm rastet e lisë së dhenve, zgjebes dhe sëmundjeve diarreike, thotë OKB, raporton CNN. 
Në veçanti siç raporton zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), arsyeja kryesore pse ka rritje të sëmundjeve është fakti se palestinezët detyrohen të pinë ujë të kontaminuar, në mungesë të ujit të pijshëm

Deri më tani numri i rasteve nuk është i saktë, por ekziston rreziku i rritjes së rasteve me sëmundje infektive nëse nuk rikthehet ujësjellësi dhe nëse impiantet e ujërave të zeza nuk rienergjizohen, apo nuk marrin karburant.Ushtria izraelite e vendosi Rripin e Gazës nën një “rrethim të plotë”, duke ndërprerë furnizimin me ujë, energjinë elektrike, furnizimin me ushqime, ilaçe, karburant dhe nevoja të tjera bazë, si pjesë e operacioneve hakmarrëse pas shpërthimit të luftës më 7 tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here