Paloka: Rama sulm ndaj opozitës pas shpalljes së aksionit dhe protestave, SPAK vegël e Ramës

0
67

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se arrestimi i Malltezit dhe masa e sigurisë për Berishën ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend.

Ai tha se bashkë me bashkimin e grupit kanë dhënë efekt te Rama dhe kanë sjellë atë që ndodhi mbrëmë; arrestimin e dhëndrit të Berishës.

Paloka: Ajo që ndodhi dje është e qartë për të gjithë që kanë njohu për politikën, ishte një akt në finalizim të gjithë luftës që po bën Rama për eliminimin e opozitës në vend. Një akt që erdhi të shtunën në darkë, pas dy herëve pasi grupi parlamentar i PD-së bllokonte parlamentin dhe protestave që do të rrëzonin regjimin.

Që në parlament Rama e pa se nuk kishte më lëvizje boshe, sepse më parë nuk e kemi bllokuar seancën, ku ata vazhdonin punën e tyre normalisht. Bashkë me bashkimin e grupit kanë dhënë efekt te Rama dhe kanë sjellë atë që ndodhi mbrëmë; arrestimin e dhëndrit të Berishës. E gjitha është një farsë dhe u dhanë faktet nga Berisha, ndërsa SPAK po e diskretiton veten me këto. SPAK është bërë vegël e politikës së Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here