Ndalimi i Malltezit/ Manjani: Qe të ngrihet akuzë duhen prova jo hamendësime kallëzimesh politike e popullore.

0
590

 

Nga Ylli Manjani/

Pra, që ta kuptojmë tamam, regjistrohet një çështje penale në 2020 dhe pas 3 viteve hetime ende nuk kanë siguruar një provë të vetme që të ngrejnë akuzë zyrtare.Pas 3 vitesh, pra kur po shkohej drejt shterrimit të afateve procedurale, thjesht merren disa masa shtrënguese për persona nën hetim, jo për të pandehur.

E

personat nën hetim, pavarësisht barazisë në të drejtat procedurale, NUK JANË TË PANDEHUR. Dmth NUK JANË NËN AKUZË.

Sepse që të ngrihet akuzë duhen prova jo hamendësime kallëzimesh politike e popullore.

Pyetja që shtrohet është:

A është standard demokratik dhe kushtetues arresti me burg, pra heqja e lirisë, ndaj personave për të cilët shteti nuk ka asnjë provë fajsie?! A mund të mbahet në burg personi pa prova?!

Kam kohë që e ngre këtë çështje. Nuk e kam lënë për situata VIP…

I sugjeroj socialistëve, falangjeve të tyre në sistemin e drejtësisë, ta rishohin këtë mungesë standardi e garancie, sepse do t’u bjerë atyre në kokë tashmë.

Ja edhe opozitën e shkatërruan, por (pa)drejtësia e re do vijojë me ta, me të njëjtën pamëshirësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here