Masa e sigurisë ndaj Berishës/ Topalli: Dhunim i demokracisë dhe stabilitetit

0
124

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar pasi GJKKO caktoi masë sigurise për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në facebook Topalli shkruan se ndalimi i lëvizjes së kryetarit të opozitës dhunon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.

Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është një praktikë ekstreme, që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut, minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.

Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme, që kërkojnë të shtypin opozitën politike të nje vendi.

Në shtetin e prokurorëve qesharakë, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e lëvizjes së depuetetit, pa lejen e parlamentit, në shkelje shumë të rëndë të  Kushtetutës, si një kapërcim i pafalshëm i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdhërave politikë.

Përdorimi politik i drejtësisë kundër opozitës së një vendi, e veçanërisht kundër kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij është hapi më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesim publik e ka te shenjtë.

Regjimet mafioze duhen rrezuar bashke me drejtësinë politike të tyre!”, shkruan Topalli në facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here