Rritet edhe cmimi I’ ushqimit te te varferve’

0
176

Prodhimi i pakët i fasules i ndikuar nga kushtet klimatike ka bërë që këtë vit çmimi të arrijë në nivele historike.

Nëse deri para pak ditësh, fasulja tregtohej me 450 lekë/kg, kjo do të ndryshojë pasi fermerët paralajmërojnë që çmimi pritet të arrijë deri në 600 lekë/kg.

Ata thonë se shkak për këtë çmim është prodhimi i ulët pas reshjeve të shumta të shiut që vonuan procesin e daljes së fasules me një muaj.

Nga shirat e tepërt që ranë, bishtaja mezi doli. Kur del aq me vonesë, përgjithësisht pas një muaji, dihet që prodhimi do të jetë i paktë. Nga rreth 8 dynimë që kam me fasule trenare, prodhimi i fasules këtë vit do të shkojë rreth 3 kuintalë/dyni. Nga prodhimi i paktë do shitet më shtrenjtë.

Vitin e shkuar kjo fasule tregtohej me 250 lekë-300 lekë/kg. Por tani që prodhimi vendas ka rënë, tregtarët i janë drejtuar importit dhe fasulet nga Argjentina e Turqia po bëjnë i konkurrencë fasuleve shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here