Farmacistë dhe furnizues deposh farmaceutike, 16 të arrestuar për kontrabandë ilaçesh në Tiranë

0
240

16 persona janë arrestuar dhe janë vënë në pranga për kontrabandë ilaçesh. Pas hetimeve disa mujore prokuroria ka lëshuar masa arresti ndaj tyre duke i vënë nën akuzë.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë renë farmacistë dhe disa furnizues. Ndërkohë që e gjithë skema është zbardhur në saje të pergjimeve dhe blerjeve të stimuluara nga agjentët në terren.

Në pranga kanë rënë D. Beqiri, G. Beqiri, E  Bajramaj, D. Thaqi, E. Merdani,   L. Bregoniva, A. Hoxha, E. Qorri, A.Dyrmishi, F. Muçogalli, S. Dervishi, A. Hoxha, G. Hoxha, A. Spaho, T. Mustafaj, A. Bakaj.

Njoftimi i policisë

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here